Shpati: Nuk ia vlente një lidhje pa lumturi

| Saturday, March 30, 2013
Shpat Kasapi ka thënë se nuk ndihet i lënduar pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj, duke qenë se vendimin e ka marrë vet ai, ndërsa ka thënë se ndarja është definitive dhe se ata nuk do të jenë kurrë më çift. “Kohët e fundit mosmarrëveshjet sa vinin e shtoheshin, për pasojë nuk ia vlente më të vazhdonim një marrëdhënie që nuk po na sillte lumturi”, ka theksuar këngëtari në një intervistë ekskluzive për Bluetooth, duke shtuar se xhelozia nuk ka qenë arsyeja kryesore, porse “gjithsesi të qenit larg, të bën të mendosh edhe gjëra të paqena”. Largësia ka qenë një arsye e fortë për përfundimin e lidhjes së tyre, ndërsa një ndikim të madh kanë pasur edhe fotografitë e shumëpërfolura të Afërditës me aktorin e famshëm, Leonardo DiCaprio. “Ndikoi edhe kjo histori, po. Megjithëse mendoj se Afërdita nuk më ka gënjyer-tradhtuar, sedra dhe karakteri im prej mashkulli nuk ma bën të lehtë pranimin e fotove dhe komentimin e tyre më pas”, ka shtuar Shpati. Ai ka thënë se e ka pasur shumë të vështirë ta merrte vendimin për ndarje, sepse kishin histori të gjatë dhe kishin pasur qëllime serioze për vijimësinë e saj. Ndërkaq, lidhjen me modelen e ka përshkruar “si një histori të bukur”.
Next Prev
▲Top▲