Lionel Messi është lojtari që ndan rekordin me legjendën e Real Madridit, Alfredo Di Stefano për më shumë gola në El Clasico. Messi ka barazuar rekordin e Di Stefanos duke arritur në shifrën e 18 golave që ka ndaj Real Madridit.
Messi shënoi gol në minutën e 18 të ndeshjes për barazimin 1 me 1. Edhe një gol i duhet superyllit argjentinas që të mbajë këtë rekord i vetëm.
Pas kësaj ndeshje Messi e ka forcuar rekordin e tij duke shënuar në 16 ndeshje me radhë në La Liga, gjë të cilën askush nuk e ka bërë.
Për më tepër Messi është lojtari i parë që ka arritur shifrën e 39 golave brenda 26 javëve të La Ligës.


0 comments:
Post a Comment